web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Partia e Saliut nuk do të shërbejë si interlokutor mes nesh"/ Balla zbardh detaje nga mbledhja e grupit

29 Qershor 2026, 11:50, Politikë CNA

"Partia e Saliut nuk do të shërbejë si interlokutor mes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit. Balla tha se mbledhja e sotme ishte e fokusuar te përmbushja e agjendës sonë parlamentare.

Gjithashtu Balla tha se ka informuar grupin edhe për qëndrimet që do të mbahen për disa kërkesa për mocion me debat të dërguara në Kuvend.

Kërkesa për të cilat tha se sa i përket asaj për protestën, PD nuk do të shërbejë kurrë si interlokutor mes protestuesve dhe mazhorancës.

 

Jemi në afate të ngushta. Një prej ligjeve që kalon nesër e ka afatin brenda qershorit për t'u miratuar sepse lidhet me paketën e planit të rritjes. Nga i cili disbursohen fondet nga BE për të mbështetur reformat në Shqipëri. Mbledhja ishte e fokusuar te përmbushja e agjendës sonë parlamentare. Kam informuar grupin mbi qëndrimin që do të mbajmë mbi disa kërkesa me debate që kanë ardhur. Një kërkesë për mocion me debat mbi disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD-së të lexuar nga protesta, nuk e njoh partinë e Saliut interlokutor mes nesh dhe protestuesve.

Dhuna në Zvërnec ishte e papranueshme, sot atë çështje e kanë harruar edhe ata të cilët u ngritën për këtë, nuk flasin më. Të vetmit që flasin për atë ngjarje jemi ne. Atyre ua kanë vjedhur protestën, se kush e ka vjedhur unë e di dhe ju e dini”, tha Balla.





Lajmet e fundit nga