web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë”/ Këlliçi: Rama është “non grata” në bulevardin poshtë zyrës

26 Qershor 2026, 18:06, Politikë CNA

“Shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kanë të

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kryeministër kanë të bëjnë, që gjë dëshmohet edhe nga protestat qytetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Edi Rama është tanimë “non-grata” në bulevardin poshtë zyrës së tij e në çdo hapësirë ku shqiptarët janë bashkuar kudo në botë

Reagimi i plotë:

Miku i Edi Ramës, arkitekti që na konsideron civilizim pa të drejta, duhet shpallur urgjentisht non gratta!

Letra që miku i Edi Ramës, arkitekti Reinier de Graaf ka shkruar për Shqipërinë është një nga fyerjet më të mëdha të bëra për kombin dhe vendin tonë. Vetëm armiqtë e njohur dhe historikë të Shqipërisë, kanë pasur të njëjtin pretendim për ne.

Miku i Edi Ramës thotë se Shqipëria qenka një civilizim që nuk meriton të ketë zgjedhje. Nuk meriton të ketë demokraci, vlera europiane. Por i duhet vetëm sundimi i Edi Ramës.

Atij nuk i intereson fare nëse ka të bëjë me një vend që aspiron integrimin në BE me qytetarë që kanë vuajtur 45 vite në një diktaturë ku nuk kishte zgjedhje, me njerëz që për idealin europian kanë dhënë dhe jetën.

Arkitektit holandez Reinier de Graaf i intereson vetëm të vijojë biznesin me mikun e tij kryeministër.

Dhe fyerja më perverse këtu është se Edi Rama zgjedh ta botojë këtë letër në librin “Albanian Files”, që është dedikuar për audiencën e huaj.

Ky arkitekt që e konsideron Shqipërinë një truall për eksperimentet e tij, pa qytetërim e pa të drejta, duhet shpallur “non-grata”. Ndaj tij duhet reaguar me forcë.

Sa për mikun e tij, Edi Rama, shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë.

Dhe ai është tanimë “non-grata” në bulevardin poshtë zyrës së tij e në çdo hapësirë ku shqiptarët janë bashkuar kudo në botë./CNA

 





Lajmet e fundit nga