web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik

25 Qershor 2026, 18:07, Politikë CNA

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, tha sot se protesta qytetare që po zhvillohet në vend është mënyra më e mirë për të shprehur pakënaqësitë në nivel politik.

Në dëgjesën e zhvilluar në Korçë, Boçi u shpreh se ka shumë arsye që i çojnë njerëzit në shesh, nga përjashtimi në vendimmarrje e deri te shpopullimi.

Sipas Boçit, ky akt qytetar është shumë më i efektshëm sesa diagramat e kësaj reforme.

“Tani nuk mjafton të dëgjojmë zërat e politikave të mazhorancë. Nuk ka nevojë as për diagramat e reformës. Mjafton të zbresim atje në shesh dhe të pyesim se pse po protestojnë qytetarët. Qartazi sepse vendimmarrja e pushtetit është larg tyre, e rrethuar me tela me gjemba dhe qytetari është i përjashtuar. Ata njerëz atje kanë dalë në protestë sepse fshatrat, qytetet dhe Shqipëria po zbrazet. Në harkun e 10 viteve, Korça ka humbur 47 mijë banorë, pra 1/5 e saj. Njerëzit protestojnë atje se nuk janë të përfaqësuar në asnjë nivel politik, duan që të dëgjohet zëri i tyre, për problemet dhe shqetësimet që kanë”,-tha Boçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga