web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

25 ditë protestë/ Reagon presidenti Begaj

24 Qershor 2026, 20:27, Politikë CNA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i pranishëm në një aktivitet ka folur për protestat që po zhvillohen në vend.

Begaj tha se qytetarët po shprehin shqetësimet e tyre në një mënyrë paqësore.

Më tej në fjalën e tij, presidenti u shpreh se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e Kushtetutës si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi.

 

Qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe  atë publik.

Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”, tha Begaj.





Lajmet e fundit nga