web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lamallari takim me homologun holandez/ Fokus thellimi i bashkëpunimit operacional

23 Qershor 2026, 19:23, Politikë CNA

Lamallari takim me homologun holandez/ Fokus thellimi i bashkëpunimit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku është takuar me homologun holndez, David van Weel.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se në fokus të takimit ishte angazhimi për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor.

Ministri shkruan se bashkëpunimi me palën holandeze do të vijojë me një marrëveshje mes dy qeverive.

 

Statusi i Lamallarit

 

Një takim shumë i frytshëm me homologun hollandez, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Ëeel, me të cilin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes një Marrëveshje mes dy qeverive, e cila tashmë është ndarë nga Ministria e Brendshme me palën holandeze.

Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policia e Shtetit  dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara  duke evidentuar potencialin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të mekanizmave të hetimit financiar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Konfirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset tona reformuese dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Progresi ynë me negociatat është evident dhe objektivi ambicioz për përmbylljen e fazës teknike brenda 2027 është plotësisht i arritshëm.





Lajmet e fundit nga