24 ditë para Kryeministrisë/ Përgjigja e Ramës për protestuesit: Atyre që më thonë jam “Kumbari”, u them “F*ck you”
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Tim...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, ku dhe mbajti fjalën e tij.
Rama u shpreh se ky konkurs vjen në vazhdën e dhjetëra konkurseve, nga ku, sipas tij, lindin mundësi për zhvillime që ndryshojnë cilësinë e jetës së përdoruesve dhe mënyrën e së ardhmes së një komuniteti.
Ndër të tjera, tha se krijimi i një zone rezidenciale për studentët bën të mundur që ata të kenë një strehim më të arsyeshëm, të socializohen dhe që zhvillimi akademik të ecë paralelisht me zhvillimin e tyre njerëzor.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se ky konkurs ka dy risi të veçanta, të cilat, sipas Ramës, janë propozuar nga një grup studentësh nga Universiteti ETH në Zyrih.
“Kënaqësi që konkursi ndërkombëtar i radhës është postuar këtu në Durrës. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit që i përkasin kësaj hapësire të jetës akademike të vendit tonë. Jemi në një konkurs ndërkombëtar në vazhdën e dhjetëra konkurseve të tilla që janë shembull i ambicies sonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësi të jashtëzakonshme për zhvillime që ndryshojnë jo vetëm cilësinë e jetës së përdoruesve, por ndryshojnë edhe mënyrën e së ardhmes së një komuniteti.
Kemi krijuar universitetin më të madh të hapur të zhvillimit urban në Europë, duke bërë bashkë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh dhe studiosh. Është një universitet i hapur në kuptimin e plotë të fjalës, sepse u jep mundësi të gjithë atyre që i janë përkushtuar arkitekturës të ballafaqojnë dijet e tyre, bindjet e tyre, me dijet dhe bindjet e arkitektëve dhe studiove që janë në pararojë në botë. U jep mundësi të rriten profesionalisht, të mësojnë duke bërë punën dhe jo thjesht teorikisht, u jep mundësi të shoqërojnë në gjithë procesin krijues dhe pastaj në procesin e zbatimit arkitektë dhe profesionistë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Jam i bindur që nga ky universitet nuk do të presin shumë vite që ndër arkitektët e admiruar të botës të ketë edhe emra vajzash dhe djemsh që sot janë pjesë e këtij universiteti. Do t’i kemi edhe ne yjet tanë në qiellin e arkitekturës botërore.
Dua të them se sot jemi në kushtet kur kemi gati zanafillën e një projekti shumë të madh dhe ambicioz për kampusin e ri universitar të Durrësit, për të investuar në një zhvillim që do të përmbyllë një proces të nisur shumë vite më parë, të nisur pa asnjë plan serioz, dhe do të mundësojë që të ketë një qendër të gjallë 24 orë. Ky është një tjetër rezultat i protestës së studentëve të vitit 2018, ku ne dëgjuam me shumë vëmendje se çfarë kërkohej dhe ndamë gjithçka që nuk kishte lidhje me të ardhmen dhe mundësitë tona nga ajo që kishte lidhje me mundësitë tona, dhe ndërtuam një proces i cili solli shumë risi pozitive për studentët: kushte më të mira në konvikte, universitete, laboratorë të rinj dhe më shumë mbështetje.
Por jemi të vetëdijshëm që sot ky proces duhet të shkojë një shkallë më tej dhe, siç do të shihni edhe nga projektet, duam t’i japim një drejtim çështjes së strehimit të studentëve gjatë periudhës së studimeve, pasi ju e dini që jo të gjithë studentët qëndrojnë në konvikte dhe shumë studentë marrin apartamente me qira në qytet, në Tiranë apo Durrës, dhe kjo e rëndon buxhetin e familjeve të tyre. Krijimi i një zone rezidenciale për ta bën të mundur që ata të mund të kenë një strehim shumë më të arsyeshëm dhe të socializohen, që zhvillimi akademik të ecë paralelisht me zhvillimin e tyre njerëzor.
Ata në Tiranë, tek Universiteti i Tiranës, po shtrembërojnë buzët dhe nuk janë edhe aq të lumtur, sepse kanë kohë që përpiqen për t’i dhënë një impuls dhe zhvillim kampusit të UT. Nuk është ky kampus një zhvillim që përjashton tjetrin. Jemi në proces me Kolegjin e Europës dhe UT. Kolegji i Europës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim madhështor. Aty do të krijohet mundësi që të ketë hapësirë të konsiderueshme edhe për UT.
Dua ta mbyll me diçka që lidhet me këtë konkurs. Ky konkurs ka dy risi të veçanta, që janë propozuar nga një grup studentësh nga Universiteti ETH në Zyrih. Shqipëria është kthyer në një adresë tërheqëse, ne nuk kemi vetëm arkitektë të huaj që punojnë këtu, por ka edhe nga ata që duan të ndërtojnë bashkëpunime. Studentët e Zyrihut kanë gati një vit që po bëjnë studime kërkimore në Shqipëri. E para është krijimi i një jurie studentore që do të punojë në një mënyrë të pavarur.
Në përfundim të procesit synohet që secili ekip finalist të patronazhojë. Patronazhimin ju e dini që unë e kam shumë qejf. Të patronazhojë një ose dy projekte pa pagesë. Gjë për të cilën arkitektët kanë rënë dakord. Unë jam shumë mirënjohës për arkitektët ndërkombëtarë që punojnë në Shqipëri. Ajo që nuk dihet është kontributi i tyre në projekte pa pagesë për shkolla, qendra shëndetësore apo për të tjera kërkesa që vijnë si rezultat i punës sonë në terren. Këto një ose dy projekte do të zhvillohen në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, nën mbikëqyrjen profesionale të ministrit për Pushtetin Vendor. Ne nuk e fokusojmë konkursin te përzgjedhja e një fituesi, por si një start për shumë më tepër se kaq”, u shpreh Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Tim...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish kritikët bren...
Analisti Andi Bushati u ndal sot gjerësisht te protestat q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me deklaratën e bërë s...
Politikani Dashamir Shehi tha sot se protesta qytetare që ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar nd...
Mijëra protestues ndodhen edhe këtë të hënë në Tiranë, në ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ndau so...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi...
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot për herë të parë lidhu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një tjet...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një re...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, akuzoi sot kryeministrin E...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris për një vizitë...
Sot është dita e 23-të e protestës kundër qeverisë. Përgja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lid...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...