web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të shohim si do shkojë”/ Klosi për protestat: Nuk kanë molotovin, kujtojnë tubimet e PD-së

22 Qershor 2026, 21:34, Politikë CNA

“Të shohim si do shkojë”/ Klosi për protestat: Nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ndau sot një qëndrim lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë, që sot mbërritën në ditën e 23-të.

Siç u shpreh Klosi në studion e emisionit “Now”, Klosi u shpreh kritik për modelin e mësazhit politik që po ndiqet nga qytetarët që grumbullohen para Kryeministrisë.

Klosi, me nota ironizuese, tha se ideja e protestave një herë në javë i kujton protestat e përjavshme të opozitës.  

“Në këtë kuadër, nuk qenka e vërtetë se mazhoranca kontrollon mediat. Nuk kemi pengesë të informimit publik dhe shumë mirë që kjo dëshmohet haptazi. Mesa duhet protestuesit paskan kaluar te modeli i vjetër i partisë opozitare, për të bërë protestën një herë në javë. E kishim një model të tillë. Besoj e mbani mend që partia e vjetër opozitare e bënte këtë. Ata kishin molotovin, këta nuk e kanë. Të shohim sesi do të shkojë kjo. Sa i përket kërkesave, nuk mendoj se ka ndonjë gjë të re, veçse u konsolidua në një ekip përfaqësues”,-tha Klosi./CNA

 





Lajmet e fundit nga