Mbahet protesta e 24-t kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në shesh
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 2...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 2...

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Times” ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Tiranë.
Gjatë intervistës, Rama ka mohuar të jetë “Kumbari i Shqipërisë”, ndërsa ka dhënë një përgjigje për protestuesit që kërkojnë largimin e tij dhe e cilësojnë si përgjegjës për zhvillimin e resortit luksoz në Zvërnec.
Lidhur me projektin e Zvërnecit, kreu i qeverisë është shprehur se hetimet që ka nisur SPAK për një grup biznesmenësh nuk ka lidhje me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Ndërkohë gjatë intervistës, Rama përsëriti akuzat se protestat ishin nxitur nga armiqtë e presidentit amerikan, përfshirë Iranin.
Gjithashtu ka theksuar se planet e zhvillimit bregdetar do të ecnin përpara pavarësisht protestave.
Intervista e plotë për Financial Times:
Kryeministri Edi Rama ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë pas javësh protestash kundër korrupsionit të nxitura nga zhvillimi i një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e Donald Trump. I ashtuquajturi Revolucioni i Flamingove u nxit nga zemërimi publik për projektin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe pranë një rezervati natyror të njohur për flamingot e tij.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht për atë që e perceptojnë si korrupsion sistemik që u lejon investitorëve ndërkombëtarë të ndërtojnë në tokë të mbrojtur.
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them atyre ik pirdhuni. Kaq e thjeshtë. Nuk është puna ime të vërtetoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të vërtetojnë se unë jam Kumbari”, tha Rama.
Prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për një grup biznesmenësh për trafik droge dhe pastrim parash, përfshirë një që më parë kishte në pronësi tokë në zonë që do të zhvillohej nga Kushner dhe gruaja e tij, Ivanka Trump.
Një zëdhënës i Kushnerit dhe partnerëve të tij të tjerë në Shqipëri nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Rama këmbënguli se investimet e Kushnerit ishin të rregullta dhe se nuk kishte asnjë lidhje me hetimin në vazhdim ndaj një ish-pronari toke.
“Të thuash që ekonomia shqiptare është [e bazuar] në pastrimin e parave, kjo është e tmerrshme”, i tha Rama FT në zyrën e tij me pamje nga bulevardi ku dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar çdo natë për më shumë se tre javë.
“Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem aq i madh”, shtoi ai. “Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Po. Por a mund të thoni se ekonomia britanike është në një pjesë të madhe pastrim parash? Jo.”
Prokurorët shqiptarë të anti-korrupsionit kanë lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë, të cilët sipas tyre ishin të përfshirë në kontrabandën ndërkombëtare të drogës dhe pastrimin e parave. Dyshohet se miliarda euro janë kanalizuar në projekte të mëdha ndërtimi përgjatë bregdetit Adriatik dhe në kryeqytetin shqiptar.
Midis biznesmenëve është Artur Shehu, një person me dy shtetësi amerikane dhe shqiptare që jeton në Miami. Shehu në vitin 2025 shiti tokë pranë rezervatit natyror ku folezojnë flamingot te Albania Land Development, një kompani e lidhur me projektin Kushner. Kjo marrëveshje u vu nën shqyrtim nga prokurorët e anti-korrupsionit, të cilët ngrinë pagesa me vlerë 128 milionë euro në pritje të hetimit.
Rama argumentoi se qeveria e tij i lejoi prokurorët të ndiqnin çështjet në mënyrë më agresive, gjë që gjithashtu rriti perceptimin se vendi ishte plot me korrupsion dhe krim të organizuar.
“Në fakt është e kundërta. Shqipëria po lufton si kurrë më parë dhe është shumë më pak e korruptuar sot sesa ishte.”
Ai përsëriti akuzat se protestat ishin nxitur nga armiqtë e presidentit amerikan, përfshirë Iranin.
“Ka shumë interes për ta mbyllur këtë projekt... për shkak të Trumpit”, tha ai. “Nëse nuk do të ishte Jared Kushner... askush nuk do të interesohej për flamingot, për Shqipërinë, për asgjë. Është gjithë urrejtja kundër Trumpit që krijon gjithë këtë shqyrtim.”
Ai tha se ishte i bindur se planet e zhvillimit bregdetar do të ecnin përpara pavarësisht protestave.
“Gjëja e rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash”, tha Rama. “Ata janë investitorë të mëdhenj. Është një shans historik për Shqipërinë.” /CNA
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish kritikët bren...
Analisti Andi Bushati u ndal sot gjerësisht te protestat q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me deklaratën e bërë s...
Politikani Dashamir Shehi tha sot se protesta qytetare që ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar nd...
Mijëra protestues ndodhen edhe këtë të hënë në Tiranë, në ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ndau so...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi...
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot për herë të parë lidhu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një tjet...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një re...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, akuzoi sot kryeministrin E...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris për një vizitë...
Sot është dita e 23-të e protestës kundër qeverisë. Përgja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lid...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...