web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po bën pis protestën”/ Deputeti-Ramës: Thirri mendjes dhe jep dorëheqjen

23 Qershor 2026, 22:38, Politikë CNA

“Po bën pis protestën”/ Deputeti-Ramës: Thirri

Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama nuk po lë asnjë lloj instrumenti ligjor dhe antiligjor për ta bërë pis protestën.

I ftuar në A2 CNN, Mziu tha se është absurde dhe skandaloze që nga goja e Ramës dalin fjalë ndërsa qytetarët kanë dalë me vullnetin e tyre në shesh.

Mziu shtoi se Rama nuk duhet të tentojë për të përdorur instrumenta shantazhues, por duhet t'i thërrasë mendjes dhe të japë dorëheqjen.

“Shqipëria është ngritur për të dhënë dorëheqjen dhe kryeministri merret duke luajtur rolin e kryepatronazhistit që mbledh grupin parlamentar dhe ju bën presion. Mbledh ministrat të njëjtën gjë. Mbledh zëvendës ministrat të njëjtën gjë bën. Pra, një kryeministër që nuk po lë asnjë lloj instrumenti ligjor dhe antiligjor për ta bërë pis protestën. Dhe rasti në të cilën nxori sot një letër që është skandaloze, një kryeministër që drejton gishtin se ka grupe që vijnë nga vëllai i tij Vuçiçi, apo ka grupe që vijnë nga Irani apo të tjerë, është absurde kur dalin nga goja një kryeministri, në një kohë që ata qytetarë kanë dalë me vullnetin e tyre të lirë. Pra kryeministri mos tentojë për të bërë pis njerëzit, mos tentojë për të përdorur instrumenta shantazhues, por kryeministri duhet t'i thërrasë mendjes, të japë dorëheqjen dhe t'i lërë qytetarët shqiptarë që të votojnë si gjithë qytetarët e rajonit dhe të Evropës”,-tha Mziu./CNA  





Lajmet e fundit nga