web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat kundër qeverisë/ Hasimja: Nuk mjafton thjesht dorëheqja, problemi nis nga vota

23 Qershor 2026, 19:51, Politikë CNA

Protestat kundër qeverisë/ Hasimja: Nuk mjafton thjesht

Politologu Ermal Hasimja tha sot se prej protestës qytetare kundër qeverisë nuk mjafton vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në ‘Syri Tv’, Hasimja tha se e gjithë çështja është që të parandalohenproblemet që kanë ekzistuar në zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, protesta nuk e zëvendëson as votën e as Kuvendin, por shërben si një akt që i ndryshon.

“Nuk mjafton thjesht dorëheqja, se mund të jepet dorëheqja, bëhen zgjedhjet me të njëjtat kushte siç janë bërë më përpara dhe rezultatin e dimë se si do shkojë. Çështja është që pikërisht të parandalohen gjithë problemet që kanë ekzistuar në zgjedhjet e kaluara. Gjithçka nis nga vota. Sepse protesta nuk e zëvendëson dot votën, nuk e zëvendëson dot Kuvendin. Mund ta ndryshojë, në sensin që reflektohet vullneti i protestës në votë, por nuk e ndryshon, nuk e zëvendëson dot”,-tha Hasimja./CNA

 





Lajmet e fundit nga