web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri

24 Qershor 2026, 22:04, Politikë CNA

Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur me protestat qytetare 25-ditore që po zhvillohen kundër qeverisë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ahmeti shprehet se ndjen dhimbje për vendin, ndërsa mohon se me qëndrimet e tij po i del në mbrojtje kryeministrit Edi Rama.

Sipas kreut të BDI-së, pasigurinë në Shqipëri po përpiqen ta krijojnë vetëm armiqtë e kombit.

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta.

Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri.

Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri.

Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë./CNA

 





Lajmet e fundit nga