web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tipologji e re e menaxhimit të plazhit publik/ Çfarë përcakton vendimi i qeverisë

26 Qershor 2026, 16:27, Politikë CNA

Tipologji e re e menaxhimit të plazhit publik/ Çfarë

Qeveria shqiptare ka miratuar shtimin e një tipologjie të re të menaxhimit të plazheve publike. 

Bëhet fjalë për plazhet publike të menaxhuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Sipas këtij vendimi, këto plazhe do të ofrojnë çadram, shezlogë dhe shërbime të higjienës për pushuesit, përmes një tarifimi që varion bazuar në llojin e plzhit dhe numrin e pushuesve.

“Kemi një risi të rëndësishme sivjet, sa i takon menaxhimit të plazhit, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator në treg sa i takon çmimeve. Po shtohet një tipologji e re: plazhet publike të menaxhuara  nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Janë plazhe që kanë të gjitha shërbimet, pra çadrat, shezlongë dhe shërbim higjiene dhe dushi, që në disa prej bashkive është tarifuar. Kjo gjë është bërë pasi në varësi të llojit të plazhit me numrin e pushuesve, kostot e mirëmbajtjes së plazheve janë shumë të larta”,-tha ministri Blendi Gonxhja./CNA





Lajmet e fundit nga