web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD, me deklaratë: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin, elita shqiptare rreshtohet krah protestës

25 Qershor 2026, 19:32, Politikë CNA

PD, me deklaratë: Thirrje për çdo shqiptar të

Partia Demokratike ka ndarë edhe sot një deklaratë lidhur me protestën qytetare kundër qeverisë.

Siç theksohet nga qëndrimi i shpërndarë në rrjetet sociale nga kryedemokrati, Sali Berisha, PD dhe elita shqiptare rreshtohen në krah të protestës, që po tejkaloj javën e tretë.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit. Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e shkaktuar nga ditktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve./CNA





Lajmet e fundit nga