web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte katandisur si s’ka më keq”/ Rama ndan pamje nga Banjat e Bënjës: Nuk janë hequr muret antike

28 Qershor 2026, 16:10, Politikë CNA

“Ishte katandisur si s’ka më keq”/ Rama ndan pamje nga

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe sot situatës me Banjot termale të Bënjës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje para dhe gjatë punimeve që po kryhen në zonë,  teksa thekson se nuk ka asnjë ndërhyrje në muret antike të këtij destinacioni turistik.

Reagimi i plotë:

JA SI ISHIN MURET ANTIKE TË BËNJËS

Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit - i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq - dhe u vesh me gurë

Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re

Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse furtuna histerike e vaskave të Bënjës e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa; dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten

***me këtë rast edhe ca foto të tjera të Bënjës antike përpara se sa ta kthenim në një destinacion shembullor./CNA

 





Lajmet e fundit nga