Edi Rama fsheh dorën, por veprat janë aty
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...

Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit “Flasim” ka folur lidhur me librin “The Albanian Files”.
Rama është shprehur se ai libër është vendosur nën shënjestër nga protestuesit për të ngritur akuza të tjera ndaj tij. Ai tha se ky botim nuk është i kontrolluar nga ai dhe as nuk është vepër e tij.
Kreu i qeverisë shtoi se kontributi i tij i vetëm në atë libër është parathënia. Ndër të tjera lidhur me letrën e arkitektit Reneir de Graf, Rama shprehet se është pjesë e dosjes personale të tij.
Ai bëri me dije se ky autor njihet për stlin e shkrimit ironik, paradoksal, hiperbolik por që sipas Ramës nuk bën deklarata politike lineare.
“Nuk dua të flas për librin por për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin dhe që buron nga fryma e bulevardit ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera. Një nga degët është dega që “përndjek” me fjalë me akuza, me shpifje një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë në këto 30 vite. Njerëz të cilët e kanë bërë emrin e tyre në skenën e arkitekturës botërore. Janë mbledhur në Shqipëri duke dhënë kontribute që do të bëjnë që vajzat dhe djemtë e këtij vendi të nxjerrin nesër nga gjiri i tyre një ose më shumë se një emër shqiptari që do të shkëlqejë në skenën e botës.
"The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës. Ndërkohë që nuk është libri im dhe botim i kontrolluar prej meje. Vetëm kam dhënë kontribut me një tekst parathënës që është patjetër krenari që unë të isha i ftuar ta shkruaja. Së bashku me të gjithë këtë armatë profesionistësh dhe arkitektësh.
Ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Ka gjëra të diskutueshme edhe të debatueshme por ti qerpesh një botimi të tillë dhe pastaj të kapesh me një tekst që është autoironik i një arkitekti që përfaqëson një prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës ky është kulmi.Ky tekst i vënë aty në mënyrë autoironike është një letër drejtuar mua. Libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar, të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur pavarësi të plotë në dosjet e tyre. Letra është pjesë e dosjes personale të autorit. Vetë “files” është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh. Po të ishte botim i kontrolluar politikisht ky tekst nuk do të mbetej aty. Letra e Reneir de Graf na thotë se së pari duhet njohur autori. Ka një stil botërisht të njohur ironik, paradoksal, hiperbolik por nuk bën deklarata politike lineare. Shkruan në të njëjtën mënyrë edhe për shtete të tjera. E gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës inkuizicionale që më bëhet mua”, tha kryeministri Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Prej rreth 4 orësh, qytetarët po vijojnë protestën e 27-të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të premte lid...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, komentoi sot qëndrimin ...
Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të premte mbledhjen e ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reagu...
Qytetarët e grumbulluar në orën 19:00 në qendër të Tiranës...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...
Qeveria shqiptare ka miratuar shtimin e një tipologjie të ...
Qeveria shqiptare ka miratuar sot indeksimin e pensioneve ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Partia Demokratike ka ndarë edhe sot një deklaratë lidhur ...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Demokrati Grigels Muçollari komentoi sot protestat qytetar...
Deputetja Marjana Koçeku ka ironizuar sot kryeministrin Ed...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...