web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këta janë fytyra e errësirës”/ Rama i kthehet protestuesit: Patriot i shtirur, nuk ke ilaçin magjik për Shqipërinë e re

26 Qershor 2026, 22:32, Politikë CNA

“Këta janë fytyra e errësirës”/ Rama i kthehet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të premte lidhur me protestën e 27-të qytetare.

Rama është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se një prej protestuesve të sotëm jo vetëm që është një patriot i shtirur, por rezluton edhe të jetë i dënuar tri herë për tragik drogë në shtetin belg.

Sipas Ramës, protestues të tillë janë ‘fytyra e errësirës’ që nuk mund të bëjnë asgjë për Shqipërinë e Re.

“Ky patriot i shtirur me Çamërinë e me atë zemër groteske në bluzën e porositur për ditën e atdhetarisë së tij, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra, që protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imagjinonin.

Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge.

Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”,-shkruan Rama./CNA





Lajmet e fundit nga