web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha mund të rikandidojë për kryeministër?/ E tregon deputeti demokrat

26 Qershor 2026, 22:15, Politikë CNA

Berisha mund të rikandidojë për kryeministër?/ E tregon

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, komentoi sot qëndrimin e PD-së përballë protestave qytetare kundër qeverisë.

I ftuar në A2CNN, Këlliçi u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha është i prerë në mbështetjen e plotë të protestuesve.

Sipas deputetit, Berisha nuk është për ambicie personale, por për rikthimin e PD-së si forcë e parë.

“Duhet kuptuar siç e ka thënë zoti Berisha, i cili ka qenë tejet i qartë në deklaratën e tij të prerë që e mbështet plotësisht edhe këtë propozim të protestuesve, që prek drejtpërdrejt në një farë mënyre dhe rrugëtimin e tij politik, nëse ai ka pasur një moment ambicie për t'u bërë kryeministër. Zoti Berisha ka mision rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe Partia Demokratike së bashku me të ka mision rikthimin në krye të punëve të vendit përmes rikthimit si forcë e parë. Por, Sali Berisha nuk është për ambicie personale”,-tha Këlliçi./CNA





Lajmet e fundit nga