web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç njoftoi dorëheqjen/ Këlliçi: Ora po troket për binjakun e tij në Tiranë

27 Qershor 2026, 22:32, Politikë CNA

Vuçiç njoftoi dorëheqjen/ Këlliçi: Ora po troket

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratën presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se do të japë dorëheqjen.

Këlliçi shkruan se largimi i Vuçiç dhe afrimi i zgjedhjeve të parakohshme në Serbi është një lajm inkurajues dhe shpërblimi i rezistencës disa mujore të studentëve dhe rinisë serbe

Ai shprehet se njësoj si presidenti i Serbisë edhe kryeministri Edi Rama, po i sulmon të rinjtë me çdo mjet. Më tej shton se njësoj si Vuçiç, edhe Rama nuk do t’i rezistojë dot presionit dhe revoltës së palëkundur e të vendosur të rinisë dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ikën autokrati i Beogradit nga protestat, ora po troket për binjakun e tij në Tiranë!

Largimi më herët nga zyra e autokratit të Beogradit dhe afrimi i zgjedhjeve të parakohshme është një lajm i mirë për ata që qendrojnë kundër regjimeve dhe luftojnë korrupsionin.

Dorëheqja e lajmëruar sot nga Vuçiç është inkurajues dhe shpërblimi i rezistencës disa mujore të studentëve dhe rinisë serbe.

Autokrati i Beogradit përdori çdo mjet shtypës dhe represioni si dhe bëri gjithçka për t’i damkosur njerëzit në revoltë që pushtuan sheshet. I etiketoi si agjentë, si armiq të Serbisë e plot fyerje të tjera. Por në fund nuk mundi dot t’i bëjë ballë popullit që ishte ngritur në këmbë.

Autokrati binjak me Vuçiç, sivllau i tij në Tiranë, Edi Rama po ashtu i sulmon të rinjtë dhe përdor çdo mjet që ka në dorë kundër tyre. I shpalli armiq, agjentë, të lidhur me Iranin, i ofendoi madje u drejtoi dhe gishtin dhe u tha qytetarëve; Fuck You.

Eshtë e qartë që njësoj si Vuçiç, edhe Edi Rama nuk do t’i rezistojë dot presionit dhe revoltës së palëkundur e të vendosur të rinisë dhe qytetarëve.

Qëndresa e Tiranës është unike sepse po mbushet një muaj që mbahet çdo ditë, pa ndërprerje.

Dhe revolucioni do të ndodhë, sheshi, bulevardi, rrugët plot do të triumfojnë. /CNA





Lajmet e fundit nga