web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe më i pasur se vetë Mbreti Charles/ Princi William bëhet zyrtarisht miliarder

27 Qershor 2026, 22:21, Kosova & Bota CNA

Edhe më i pasur se vetë Mbreti Charles/ Princi William bëhet

Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbreti Charles III, ndërsa është zyrtarisht një miliarder. Llogaritë vjetore tregojnë se Princi i Uellsit zotëron një pasuri neto prej rreth 1.2 miliardë paundësh.

Gjatë vitit financiar 2025-2026, William përfitoi të ardhura private prej 21.6 milionë paundësh, ndërsa që nga marrja e titullit të Princit të Uellsit ka paguar mbi 20 milionë paund taksa.

Nga ana tjetër, sipas Sunday Times Rich List, pasuria personale e Mbretit Charles III vlerësohet në 640 milionë paund, rreth 30 milionë më shumë se një vit më parë.

Në kuadër të përpjekjeve për më shumë transparencë mbi financat e familjes mbretërore, si Mbreti Charles ashtu edhe Princi William kanë bërë publike pagesat e tyre të taksave.

William pagoi 7.76 milionë paund tatim mbi të ardhurat dhe fitimet kapitale gjatë vitit 2024-2025, ndërsa një vit më parë kishte paguar 8.34 milionë paund.

Raporti zbulon gjithashtu se Princi William ka vendosur të mos përfitojë më personalisht nga qiraja vjetore prej 1.5 milionë paundësh që gjenerohet nga burgu i braktisur Dartmoor, një vendim që është mirëpritur për shkak të debatit publik rreth kësaj prone.

Ndërkohë, Pallati Mbretëror konfirmoi se Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla nuk do të transferohen në Buckingham Palace, edhe pse rinovimi 10-vjeçar me vlerë 370 milionë paund pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Rezidenca e tyre zyrtare në Londër do të mbetet Clarence House, ndërsa Buckingham Palace do të vazhdojë të shërbejë si qendra kryesore e aktiviteteve zyrtare të monarkisë. /CNA





Lajmet e fundit nga