web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

27 Qershor 2026, 18:08, Kosova & Bota CNA

Një tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin malor Hindu Kush, në lindje të Afganistanit. Sipas Qendrës Evropiano-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), tërmeti kishte një thellësi fokale prej 100 kilometrash.

Ndërkohë, Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 dhe me thellësi prej 208 kilometrash.

Në zonën Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, banorët dolën me panik nga shtëpitë. Një banor i zonës tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati për disa sekonda.

"Njerëzit dolën me nxitim jashtë shtëpive, ndërsa gra dhe fëmijë ishin të frikësuar dhe qanin nga paniku", u shpreh ai.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa vlerësimet në terren vijojnë. /CNA





Lajmet e fundit nga