web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti misterioz në Pekin/ Avioni përplaset me ndërtesën, pamjet e ngjarjes "zhduken" brenda pak orësh

27 Qershor 2026, 19:43, Kosova & Bota CNA

Incidenti misterioz në Pekin/ Avioni përplaset me ndërtesën,

Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China Zun) në Pekin, ku një avion i vogël dyshohet se është përplasur me ndërtesën më të lartë të qytetit gjatë pasdites të së premtes.

Sipas raportimeve, avioni me një motor ka goditur pjesën e sipërme të ndërtesës 109-katëshe, duke shkaktuar thyerje të xhamave dhe rënie të mbeturinave në rrugët poshtë. Piloti ka humbur jetën në vend, ndërsa të paktën 13 persona të tjerë janë plagosur, shkruan CNN.

Pamjet e incidentit qarkulluan për një kohë të shkurtër në rrjetet sociale brenda Kinës, por u hoqën brenda pak orëve, ndërsa autoritetet nuk e pranuan menjëherë publikisht ngjarjen.

Më vonë, mediat shtetërore konfirmuan se një avion i vogël ishte përplasur me ndërtesën dhe se kishte nisur hetim për zbardhjen e aksidentit.

Ngjarja ka ngritur pyetje serioze se si një avion i tillë arriti të fluturonte mbi Pekin, një nga qytetet më të kontrolluara në botë për hapësirën ajrore, ku edhe dronët janë të kufizuar rreptësisht.

Shkaku i përplasjes ende nuk është konfirmuar, ndërsa autoritetet kineze po hetojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo veprim të qëllimshëm. /CNA





Lajmet e fundit nga