web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manja i përgjigjet Spahos: Rama nuk ka ku ikën se ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

28 Qershor 2026, 15:27, Politikë CNA

Manja i përgjigjet Spahos: Rama nuk ka ku ikën se ka kontratë me

Deputeti socialist, Ulsi Manja, i është përgjigjur ish-deputetit demokrat Edmond Spaho, pas një qëndrimi që ky i fundit ndau lidhur me thirrjet nga protestat për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Manja shkruan se se veç arsyetimit të Spahos, Rama nuk dorëhiqet sepse ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029 nga mandati i zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Sipas Manjës, në këtë moment politik, mazhoranca duhet të ndërtojë ura besimi me qytetarët, ndërsa ironizoi PD-në se sjell në bulevard shqiptarë me autobusë, duke i prezantuar si diasporë.

“O Prof, dakord mor burrë po halli nuk është tamam ky! 

Edi Rama nuk ka ku ikën se ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029! 

Halli këtu është që këta po e shkrijnë PD si opozitë dhe megjithëse unë për PD mendoj fiks siç mendon ti për PS, këta çakej që kanë dalë nga puplat e flamingove me lloj-lloj flamujsh janë fundi i kazanit të shoqërisë! 

Uroj shumë që gjithë ata qytetarë me halle e probleme reale, që e mbështetën këtë marrëzi të nxitur nga shumë duar të këqia, të mos i japin më ushqim çakejve. 

Ndërsa ne, mazhoranca, duhet të gjejmë rrugët pastaj që të ndërtojmë ura besimi me këta qytetarë. Kurse për PD, nuk di ça të them o Prof, nuk është puna ime po shihni e bëni me autobusët që sillni nga veriu si “diasporë” në bulevard”, shkruan Manja./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga