web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Nufi takon homologun Dendias/ Fokus në çështje të mbrojtjes dhe stabilitetit rajonal

29 Qershor 2026, 15:16, Politikë CNA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u takua sot me homologun grek, Nikos Dendias, gjatë një vizite zyrtare në Greqi.

Sipas mediave greke, pas takimit privat të dy ministrave, u zhvilluan bisedime të gjera midis delegacioneve.

Dy ministrat konfirmuan vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes dhe shqyrtuan mundësi të reja për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike.

Dendias informoi Nufin rreth progresit të reformës së Forcave të Armatosura Greke në kuadër të "Axhendës 2030", duke prezantuar boshtet kryesore të modernizimit.

Njëkohësisht, takimi ngriti çështje rajonale dhe ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë, me theks në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajonin më të gjerë./CNA 





Lajmet e fundit nga