web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Firmosen në zyrën e Ramës”/ Çollaku: Projekte ndërtimi 5 miliardë euro, borxh grupeve të trafikut të drogës

29 Qershor 2026, 19:24, Politikë CNA

“Firmosen në zyrën e Ramës”/ Çollaku: Projekte

Gazetari Basir Çollaku tha sot se të gjitha projektet arkitekturore në vend shkojnë në zyrën e kryeministrin, ku edhe firmosen nga vetë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Syri TV”, Çollaku u shpreh se prej vendimeve të marra nga Rama janë kontraktuar projekte që arrijnë në vlerë rreth 5 miliardë euro.

Në kënvështrimin e gazetarit, këto para janë një “borxh” nga grupet e trafikut të drogës.

“Të gjitha këto projekte shkojnë dhe firmosen nga zyra e drejtuar nga Edi Rama. Tani çfarë kemi këtu? Kur kemi rreth 5 miliardë euro projekte të kontraktuara nga ky individ, çfarë do bëjë? Në momentin që prokuroria do vendosë sekuestro, të paktën konservative, për të shkuar më tej në hetim, zotëria u mbetet borxh grupeve të trafikut të drogës 5 miliardë euro”,-tha Çollaku./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga