web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nxirrni emrat"/ Balla: Organizatorët e protestës nuk kanë legjitimitet

30 Qershor 2026, 11:04, Politikë CNA

"Nxirrni emrat"/ Balla: Organizatorët e protestës nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh në Kuvend se fryma reale e protestës është një frymë “antistablishment”. Balla tha se nga protesta nuk do të lindë një parti e re, ndërsa dënoi heqjen e flamurit izraelit nga ambasada.

Ndër të tjera, ai u shpreh se kjo protestë e humbi kauzën fillestare dhe ka ndryshuar identitetin e vet. Sipas tij, organizatorët nuk kanë legjitimitet dhe aspak transparencë. Më tej duke iu drejtuar protestuesve, Balla u shpreh se nuk e pranojnë PD-në si ndërmjetës të tyre me qeverinë.

“Fryma reale e protestës është një frymë antistablishment. Nga kjo protestë nuk do të lindë një PD e re. Mund të lindin nga kjo protestë vetëm parti të reja ideologjike. Për shqiptarët gjuha antisemite është e papranueshme, heqja e flamurit izraelit është shqetësuese. Shqiptarët nuk e kanë pasur për zakon të sulmojnë vendet e tjera. Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë nga nazistët. Kjo protestë e humbi kauzën fillestare dhe ka ndryshuar identitetin e vet. Organizatorët nuk kanë legjitimitet dhe aspak transparencë. Ka shqetësim si anëtar i këtij Kuvendi për praninë e elementëve radikalë, antiperëndimorë, antiamerikanë, antisemitë. Nxirrni emrat, thoni çfarë keni bërë më parë në jetën tuaj. Mos u merrni me interesa të ngushta. PD nuk e ka legjitimitetin të përfaqësojë këtë protestë. Ne nuk e pranojmë PD-në si ndërmjetësin tuaj me ne. Nuk e pranojmë këtë parti që u bë me ju pasi i morët sheshin. Negocioni me ta për sheshin, jo me ne”, u shpreh Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga