web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimet nga mbledhja e qeverisë/ Reagon Rama: Pasqyrë kuptimplotë e mbështetjes ekonomike

30 Qershor 2026, 17:40, Politikë CNA

Vendimet nga mbledhja e qeverisë/ Reagon Rama:  Pasqyrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa pak minuta më parë u njoftuan disa nga vendimet e reja pas mbledhjes së qeverisë.

Siç shprehet Rama përmes një postimi në “Facebook”, këto akte normative janë një pasqyrë kuptimplotë e situatës ekonomike.

Sipas kreut të qeverisë, bëhet fjalë për një sërë masash mbështetëse në disa fusha me rëndësi për shoqërinë.

“AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;

një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;

një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura

Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftë”,-shkruan Rama./CNA

Vendimet nga mbledhja e qeverisë/ Reagon Rama:  Pasqyrë





Lajmet e fundit nga