"Vuani nga 'sindroma e Stokholmit'"/ Balla-opozitës: Nga kjo protestë s’do të lindë dot një PD e re
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në...
U nënshkrua sot në Pashaliman në Vlorë, Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare "Fincantieri", kompanisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes "Kayo" dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku u shpreh se industria ushtarake në Shqipëri po rilind dhe se marrëveshja e sotme nuk është as e para dhe as e fundit për të pasur një sistem industrial ushtarak që funksionon nga uniformat, deri te mjetet më të sofistikuara të Forcave të Armatosura.
"Sot, ne jemi në një fazë krejt të re, ku industria ushtarake po rilind hap pas hapi dhe marrëveshja me 'Fincantier'-in nuk është as e para dhe as e fundit ndër marrëveshjet që po firmosen për t'i dhënë industrisë sonë ushtarake të gjithë komponentët e vetë dhe për të pasur një sistem industrial ushtarak që funksionon nga uniformat, deri te mjetet më të sofistikuara të Forcave të Armatosura.
Dhe në qendër të këtij procesi është një kompani e re, një kompani publike, e krijuar në bazën e leximit të praktikave më të mira ndërkombëtare. Një kompani që përfaqëson interesat e publikut dhe të shtetit, kompania 'Kayo', e cila është aty për të ndërtuar pikërisht këto partneritete, duke e bërë shtetin shqiptar pjesëmarrës, jo thjesht ligjërisht, por edhe financiarisht dhe duke hapur rrugën e përfitimit të ndërsjellë ekonomik midis partnerëve privatë apo publikë të kompanisë dhe vetë kompanisë që përfaqëson shtetin", tha Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky bashkëpunim krijon 500 vende pune që kërkojnë njerëz të kualifikuar dhe janë të mirëpaguara.
Ndër të tjera bëri me dije se kompania "Fincantieri" do të organizojë trajnime, ku nxënësit e shkollës industriale "Pavarësia" do të kenë mundësi që sipas programit dhe përzgjedhjes të shkojnë në kantierin e madh në Itali dhe aty do të punojnë me mjeshtrit që ka kompania.
"Janë 500 vende pune që krijohen në këtë territor nga ky partneritet dhe siç e tha edhe administratori i përgjithshëm, kërkojnë njerëz të kualifikuar, që kërkojnë ekspertizë. Janë 500 vende pune të mirëpaguara, janë 500 vende pune në këtë sistem të ri që po ndërtohet. Dhe duhet pasur parasysh që të gjithë ata të cilët do të përfshihen në këtë sipërmarrje nuk do të jenë thjesht njerëz që zotërojnë një zanat, por do të jenë dhe njerëz që do të shikohen edhe nga ana e figurës së tyre, sepse do të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në sensin që do të marrin informacion, do të dinë çka ndodh këtu brenda dhe që duhet të mbetet po këtu brenda për arsye të të gjitha atyre specifikave që ka kjo industri.
Kështu që, në një kuptim shërbimi në këto sipërmarrje është një shërbim që ka një komponent të patjetërsueshëm patriotik dhe unë besoj se këtu në Vlorë dhe në shkollën industriale “Pavarësia” ne i kemi burimet njerëzore me të cilat do të fillojë puna.
Kompania “Fincantieri” do të organizojë programin e vet të trajnimeve në burim. Pra, nxënësit e shkollës sipas programit dhe përzgjedhjes do të shkojnë në kantierin e madh në Itali dhe aty do të punojnë me mjeshtrit që ka kompania, të cilën e tha shumë bukur, se po i referohem disa herë administratorit, një kompani që ka një xhiro prej 9 miliardë eurosh, por që asetin e vet kryesor ka njerëzit, ka kapacitetet, talentet, aftësitë, për të cilat ka investuar dhe investon në vazhdimësi", tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se këto investime të mëdha vijnë për shqiptarët dhe për ata që duan të punojnë.
"Këto investime të mëdha që vijnë janë investime që kanë ndër të tjera edhe këtë komponent shumë të rëndësishëm. Dhe të gjithë atyre që flasin në hava për investitorët e huaj, për investimet e huaja, për partneritet me të huajt që u merrkan punën shqiptarëve, dua t'ju them që jo, e vërteta është e kundërt.
Në radhë të parë këto investime vijnë për shqiptarët, vijnë për ata të cilët duan punë, duan të jetojnë me punë, janë të gatshëm të sakrifikojnë në punë dhe përmes punës të rriten dhe të ngjisin shkallët e një karriere profesionale, që sa më lart ngjitesh aq më mirë të paguan. Dhe kjo është e vërtetë për këtë investim, kjo është e vërtetë për çdo investim, kjo është e vërtetë dhe për të gjitha investimet në turizëm, se nuk dua t'i shmangem pamjes së jashtëzakonshme të gjirit të Vlorës pa e përmendur edhe faktin që investimi për të cilin bëhet një diskutim marramendës dhe absurd sjell, jo 500 si këtu, por 10.000 mundësi të reja vendesh pune dhe natyrisht sjell 10.000 mundësi të reja vendesh pune për, në radhë të parë, djemtë dhe vajzat e kësaj zone dhe pastaj djemtë dhe vajzat nga gjithë Shqipëria që do të duan të bëhen pjesë. Dhe nuk sjell vende pune të keqpaguara, nuk sjell vende pune për të shfrytëzuar koston e ulët të krahut të punës, por sjell vende pune për njerëz të kualifikuar.
Siç e përmendi administratori, të gjitha profesionet që lidhen me këtë kantier janë profesione specifike, ku kërkohet një kualifikim shumë i mirë.
E njëjta gjë vlen për investimet në turizëm, kur ato i përkasin gamës së lartë të konsumatorit. Dhe nëse sot industria turistike në Shqipëri apo çdo industri tjetër ndihet e detyruar të kthejë sytë e të kërkojë përtej kufijve të Europës edhe në kontinente të tjera, forca pune, kjo nuk vjen absolutisht sepse duan të paguajnë keq. Kjo vjen sepse pagat, njësoj si në Greqi, shumëkujt këtu në Shqipëri i duken jo dinjitoze.
Kjo vjen sepse shumëkush që ikën nga Shqipëria dhe shkon në Greqi apo shkon në Itali apo shkon kudoqoftë tjetër dhe është i gatshëm të bëjë punë heroike për një pagë që në fund të muajit rezulton pothuajse e tretur nga shpenzimet, kur vjen puna këtu në atdhe e shikon ndryshe, e kërkon ndryshe, e pretendon ndryshe dhe ky nuk është vetëm një problem i yni. Ky është një problem i të gjitha vendeve rreth e rrotull të Mesdheut në momentet kur vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Ky është një problem që e kanë fqinjët tanë në jug. Ky është një problem që e kanë të tjerët më në veri, në perëndim, por ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam ta rrisim ekonominë tonë.
Kemi nisur me një ekonomi që figuronte në të gjithë totalitetin e vet nën 10 miliardë euro. Sot jemi mbi 27 miliardë. Duam të shkojmë 35 miliardë. Dhe 35 miliardë nuk shkohet në mënyra të tjera, përveçse përmes rritjes së investimeve. Dhe të gjitha vendet dhe të gjitha shtetet një nga garat kryesore që kanë me njëri-tjetrin është gara e tërheqjes së Investime të huaja. Kush tërheq më shumë investime të huaja? Të gjithë. Qofshin demokraci, qofshin vend mbretëri, janë të tëra vende që luftojnë për të tërhequr investimet tuaja. Pra, ideja që investimet e huaja i bien ndesh atdheut është ideja më e marrë që mund të promovohet dhe së cilës i duhet qëndruar vendosmërisht me kurriz"", tha Rama. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë ku po...
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar kreun ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka marrë fjalën e tij në...
Në Kuvend ka nisur seanca e sotme plenare. Në nisje të se...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të martën për të zhvil...
Një debat ka përfshirë politologun Afrim Krasniqi dhe Mini...
Gazetari Basir Çollaku tha sot se të gjitha projektet arki...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka ndarë sot një ko...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar pas dekl...
Ekspertja e politikës, Ilda Zhulali, komentoi sot reagimet...
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ngrejë një nënkomision...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u takua sot me homologun...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soc...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, do të zhvillojë të hënën...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...