web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh nesër Kryesinë/ Çfarë ndodh edhe javën e ardhshme

30 Qershor 2026, 19:15, Politikë CNA

Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh nesër Kryesinë/

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë nesër Kryesinë. 

Mbledhja do të mbahet të mërkurën e datës 1 korrik, në orën 18:00.

Sipas informacioneve, Këshilli Kombëtar i PD-së do të zgjedhë Kryesinë, përfshirë kryetarin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se nuk do të garojë.

Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme, pas procesit të zgjedhjes së Kryesisë dhe konstituimit të saj, do të zgjidhen nënkryetarët dhe Sekretariati.

Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhja e Kryesisë së re është pjesë e procesit të nisur më 30 Maj në Kuvendin Kombëtar për "Ripërtëritjen" e partisë./CNA 





Lajmet e fundit nga