web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunohet analisti/ Në kërkim njëri prej autorëve

1 Korrik 2026, 13:20, Kronika CNA

Dhunohet analisti/ Në kërkim njëri prej autorëve

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy persona. Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari Bledi Mane, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto të Demaliajt pas dhunimit.

Dhunohet analisti/ Në kërkim njëri prej autorëve
Pamjet e publikuara nga Bledi Mane

Demaliaj është dhunuar sapo ka dalë nga banesa e tij, teksa pretendon se dhuna ka ardhur nga një banor i zonës.

Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. Po ashtu është bllokuar edhe automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.

 

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga