web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në një bllok apartamentesh në Antverp/ Të paktën 5 viktima

1 Korrik 2026, 14:50, Kosova & Bota CNA

Zjarr në një bllok apartamentesh në Antverp/ Të paktën

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një pallat 10-katësh në Antverp, thotë policia belge.

Tym i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën.

Policia thotë se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok dhe trupat e një numri viktimash janë gjetur tashmë.

"Ka pasur një numër të madh viktimash këtu në Linkeroever", tha zëdhënësja e policisë Kim Bastiaens për televizionin publik belg, duke shtuar se një numër njerëzish kishin pësuar lëndime të rënda dhe të lehta.

Banori Geert Dewulf i tha VRT-së se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij: "Ne u barrikaduam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre."

Zjarrfikësit thanë se po shkonin nga një apartament në tjetrin për të kërkuar viktima të mundshme, duke shpjeguar se tymi ishte përhapur me shpejtësi nëpër ndërtesë duke e bërë më të vështirë evakuimin e njerëzve.

Një burrë tjetër tha se vjehrrit e tij, njëri prej tyre ish-kryetari i Bashkisë së Antverpit, Bob Cools, ishin evakuuar me sukses nga ndërtesa dhe ishin dërguar në spital.

"Ne u përpoqëm me të gjitha forcat ta shpëtonim macen, por për fat të keq në fund nuk ia dolëm dot," tha ai.

Policia tha se ishte shumë herët për të identifikuar shkakun e zjarrit, megjithëse dëshmitarët i thanë gazetës "De Standardaard" se po kryheshin punime në çati.

Zëdhënësja e brigadës së zjarrfikësve të Antverpit, Marie de Clercq, tha se ishte një zjarr kompleks dhe dukshmëria e dobët dhe tymi i dendur në ndërtesë e kishin bërë të vështirë shuarjen e tij.

Kryeministri Bart de Wever tha se mendimet e tij ishin me viktimat dhe banorët e evakuuar të "zjarrit të tmerrshëm" në Linkeroever./CNA, përkthyer nga "BBC"





Lajmet e fundit nga