web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjashtë vjedhje për dy ditë/ Vihen në pranga 4 persona, në kërkim bashkëpunëtori

29 Qershor 2026, 13:12, Kronika CNA

Gjashtë vjedhje për dy ditë/ Vihen në pranga 4 persona,

Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në automjete dhe banesa. Si rezulat janë dokumentuar 6 raste vjedhjesh të ndodhura javën e kaluar.

Blutë e Sarandës kanë identifikuar 5 pjesëtarët e këtij grupi, 4 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve si dhe laptopë e celularë të dyshuar të vjedhur.

 

Njoftimi i policisë

 

Veprime intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Finalizohet operacioni i koduar “Focus”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes me thyerje, në automjete/banesa, gjatë javës së kaluar.

Identifikohen 5 pjesëtarët e grupit që kryente vjedhjet. Kapen dhe vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. 

Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme





Lajmet e fundit nga