KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Avokati Kujtim Cakrani nuk do të jetë më përfaqësues ligjor i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Lajmi është konfirmuar nga vetë zyra ligjore e Cakranit me anë të një njoftimi për mediet, ku sqaron se shkak për këtë është mungesa e bashkëpunimit të nevojshëm dhe humbja e besimit reciprok.
Në njoftim thuhet se nuk ka asnjë konflikt interesi apo akuza reciproke.
Pas largimit të Cakranit pritet të mësohet në vijim se kush do të jetë përfaqësuesi ligjor i kreut të PL-së, Ilir Meta.
Njoftimi
Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.
Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.
Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.
Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.
Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale.
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, njeriu që ësh...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka bërë ...
Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur pun...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Carlo Bollino ka dalë sërish kundër protestuesve, duke u s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sot...
Mijëra qytetarë po vijojnë përmes marshimit protestën e 29...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të premte që prej orës ...
Aktivisti i njihur Andi Tepelena mbajti pasditen e sotme n...
Mijëra qytetarë janë bashkuar edhe këtë të diel në Tiranë,...
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...
Zjarri me përmasa të mëdha në Klos të Mallakastrës ka çuar...
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë të diel në fsh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...