web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosje në Lushnjë/ 60-vjeçari godet me thikë kushëririn

25 Korrik 2026, 11:14, Kronika CNA

Plagosje në Lushnjë/ 60-vjeçari godet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y., 60 vjeç, ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F.Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës (thikën) që dyshohet se është përdorur në konflikt./ CNA





Lajmet e fundit nga