web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U plagos nga ish-dhëndri në Roskovec/ Ndërron jetë 51-vjeçarja

24 Korrik 2026, 19:38, Kronika CNA

U plagos nga ish-dhëndri në Roskovec/ Ndërron jetë

Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me armë gjahu nga ish-dhëndri i saj 

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, ku iu nënshtrua më herët një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pa mundur t'i mbijetojë.

Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e së premtes në Roskovec, kur 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin, si edhe mori peng ish-partneren e tij.

Në orët e pasdites, pavarësisht ndërhyrjes së forcave RENEA dhe negociatave me policinë, 35-vjeçari i dha fund jetës brenda në automjet./CNA

 





Lajmet e fundit nga