web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiste bizhuteri dhe ora luksoze të vjedhura/ Në pranga 39-vjeçari në Lezhë

24 Korrik 2026, 15:57, Denoncim CNA

Shiste bizhuteri dhe ora luksoze të vjedhura/ Në pranga

Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shiste në argjendarinë e tij në qytet bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit.

Si pjesë e operacionit të koduar “Final O’clock”, u vu në pranga shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit në subjektin e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën e tyre, bizhuteri të ndryshme floriri (me peshë rreth 3.3 kg) pa faturat përkatëse të blerjes, rreth 270,500 lekë dhe 2,700 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shiste bizhuteri dhe ora luksoze të vjedhura/ Në pranga

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga