web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim në Shtëpinë e Bardhë/ Trump pret nesër presidentin Zelensky

24 Korrik 2026, 16:45, Kosova & Bota CNA

Takim në Shtëpinë e Bardhë/ Trump pret nesër

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në një takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Takimi i tyre do të mbahet në Uashington, siç konfirmohet për mediat amerikane nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. 

Një burim ukrainas tha se Zelensky ishte i interesuar të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, por ekipi i tij po priste konfirmimin zyrtar të agjendës së Trump.

Burimi shtoi se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kishin diskutuar një propozim për një armëpushim ajror për t'ua përcjellë zyrtarëve rusë, si pjesë e një raundi të ri propozimesh paqeje për t'i dhënë fund luftës që filloi në vitin 2022 me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.





Lajmet e fundit nga