web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi në Roskovec/ Autori 35-vjeçar i jep fund jetës

24 Korrik 2026, 16:53, Kronika CNA
Krimi në Roskovec/ Autori 35-vjeçar i jep fund jetës
pamje nga vendngjarja

Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfunduar në një mënyrë edhe më tragjike.

Refit Buzi, 35-vjeçari që vrau sot ish-vjehrrin me armë gjahu, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-partneren e tij pas një konflikti, i ka dhënë fund jetës.

Policia e Fierit njofton se pas lirimit të ish-partneres,  ekipi negociator i RENEA-s, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale./CNA





Lajmet e fundit nga