web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Durrës

24 Korrik 2026, 17:40, Aktualitet CNA

Aksi Tiranë-Durrës është përfshirë nga një gjendje tejet e rënduar trafiku.

Situata e krijuar pasditen e të premtes ka bërë që radhët e automjeteve të jenë kilometrike. Duket se shkak i trafikut është bërë fluksi i lëvizjes drejt bregdetit, udhëtimet drejt juglindjes, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, si edhe incidentet në aks. 

Trafiku paraqitet më problematik nga kthesa e Shkozetit-Vorë-Mbikalimi i Rinasit e deri në afërsi të Plepave.

CNA ka vëzhguar situatën me trafikun e rënduar në këtë aks, ku lëvizja nga Tirana drejt Durrësit u ka marrë qytetarëve rreth 2 orë. 

Drejtuesit e mjeteve sugjerohen të shmangin lëvizjen në këtë orë ose të shtyjnë udhëtimin për një moment të dytë, pasi duket se frekuentimi i këtij aksi është në orët e kulmit./CNA 





Lajmet e fundit nga