web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama jep “Besën” për qeverisjen në mandatin e katërt

24 Korrik 2026, 14:43, Aktualitet CNA

Rama jep “Besën” për qeverisjen në mandatin e

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin të cilin e ka quajtur “Besa”. Sipas Ramës, "Besa" është metoda e qeverisjes për mandatin e katërt.

Kryeministri u shpreh se, “Besa” është një dokument që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, që qytetarët të mos ndihen të padëgjuar, të painformuar dhe të papërfillur.

“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur.

Do ta merrni për ta shkoqitur gjatë pushimeve. E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. Kam shkruar edhe një aneks për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën. Atë nuk do ta merrni sepse do ta diskutojmë së pari në një takim të ngushtë me drejtuesit e komisioneve.

Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e Parlamentit.

Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë. Aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga