web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Riaktivizohet zjarri në Voskopojë/ Përfshihen nga flakët sipërfaqe pyjore

24 Korrik 2026, 10:25, Aktualitet CNA

Riaktivizohet zjarri në Voskopojë/ Përfshihen nga flakët

Emergjencat Civile të Bashkisë Korçë kanë bërë me dije se janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në Voskopojë.

Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë edhe një sipërfaqe të zonës pyjore me pisha.

Hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri që në 22 korrik. Sipërfaqja e përshkuar/djegur, kryesisht me shkurre dhe pisha të rralla, vlerësohej rreth 2 ha.

Për forcat e zjarrfikëses ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit./ CNA





Lajmet e fundit nga