web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kikia publikon videon: Zoti ministër çfarë është ky terror në rrugë

23 Korrik 2026, 21:32, Aktualitet CNA

Kikia publikon videon: Zoti ministër çfarë është ky

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka publikuar një video ku shfaqe dy të rinj duke tërhequr nga krahu një tjetër djalë të ri.

Kikia i është drejtuar publikisht ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari me disa pyetje ku i kërkon të shpejgojë se çfarë është ky terror që po ushtrohet ndaj një të riu në rrugë.

“Z. Ministër i Brendshëm! Çfarë është ky terror nëpër rrugë?

Dy civilë rrëmbejnë një djalë në rrugë, në Tiranë!

Kush jane keta? Ku po e cojne?

Mblidhni mendjen se keni rreshkitur fare. Ju jane errur syte. Si mundet, qe dy civile te pa identifikuar, te marrin me dhune nje njeri ne rruge, ne mes te qytetareve qe shastisen.

Sepse ky ishte nje aktivist proteste.

Edhe pse te protestosh nuk eshte veper kriminale!

Perplasja ne proteste eshte tjeter gje.

Ndalimi, edhe pa shkak madhor, nga police me uniforme mund te quhet i pranueshem.

Por, civile pa asnje shenje dalluese, qe nuk prezantohen dhe marrin “peng” njerez ne rruge eshte e frikshme.

E kuptoni ku po shkoni?

E mendoni c’mund te ndodhe nese rrugeve dalin kriminele, dhe ne te njejten menyre marrin peng njerez per arsye zhvatjeje, shantazhi, hakmarrjeje etj etj?

Nese dikush ne qeveri eshte ende me logjiken e ftohte, duhet te reagoje!

Avokati i Popullit duhet te ravoje!

Organizatat per te drejtat e njeriut duhet te reagojne.

Sot, sepse neser mund te jete vone!”, shkruan Kikia./ CNA





Lajmet e fundit nga