web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Degjenerohet ministri i superskandaleve

23 Korrik 2026, 19:00, Aktualitet CNA

Degjenerohet ministri i superskandaleve

Ministri i superskandaleve Blendi Gonxhja përmes një statusi ka hedhur akuza dhe vrerë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gonxhja, skandalet e të cilit nuk i kanë harruar shqiptarët, e quan Berishën shpifës, përçarës, luftënxitës, vrasës, hije e kobshme, gjakndjellës etj.

Por ashtu siç e theksuam, shqiptarët nuk e kanë harruar se kush është Blendi Gonxhja dhe ia kanë kujtuar në komentet e statusit të tij, në të cilin nuk ka as edhe një mendim pozitiv ndaj tij apo deklaratës së tij.

Komentuesit e kanë degjeneruar Blendi Gonxhen. Ndërsa ministri i superskandaleve mendon se shqiptarët kanë harruar bëmat e gjëmat e tij, e ka gabim pasi përgjigjet ia kanë treguar se imazhi i tij dhe dëmet që ka shkaktuar janë ende të freskëta në memorien e tyre.

Komentuesit i kujtojnë se ka vjedhur pafund, i kujtojnë dhe kur përmbyti Tiranën dhe ia mbathi, i kujtojnë se gjatë gjithë kësaj kohe në pushtet ka vjedhur bashkë me të tjerë.

Blendi Gonxhja para se të shfryjë vrerin e tij ndaj Berishës, duhet të lexojë këto komente që sigurisht i ka fshirë nga statusi i tij për të kuptuar se kush është Blendi Gonxhja për shqiptarët dhe si e kujtojnë atë në pushtet./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga