web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dërgua në burg bashkë me foshnjën 11-muajshe/ Gjykata merr vendimin për 34-vjeçaren

23 Korrik 2026, 11:35, Aktualitet CNA

U dërgua në burg bashkë me foshnjën 11-muajshe/ Gjykata merr

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga burgu i Pojskës të 34-vjeçares D.S., ku ishte dërguar bashkë me foshnjën e saj 11-muajshe.

Sipas raportimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të 34-vjeçares, i cili kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Çështja do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore lidhur me dënimin e caktuar ndaj saj.

34-vjeçarja u ndalua në aeroportin e Rinasit për shkak se kishte për të shlyer një dënim me 2 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.

Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve reagoi një ditë më parë ku tha se 34-vjeçarja po qëndronte së bashku me fëmijën e saj në një ambient të përshtatur për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre, bazuar në legjislacionin në fuqi. /CNA





Lajmet e fundit nga