web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja e Shehajt me Gardën/ Balla: Është produkt i Lulit, nuk di të bëjë llogari

23 Korrik 2026, 12:23, Politikë CNA

Përplasja e Shehajt me Gardën/ Balla: Është produkt i Lulit,

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka folur lidhur me incidentin e shënuar në nisje të seancës plenare ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u përplas me punonjësit e Gardës pasi tentoi të futej në Kuvend.

Duke ironizuar, Balla tha se “Shehaj është produkt” i Lulzim Bashës dhe nuk di të bëjë si duhet llogari.

“Zoti Shehaj është produkt i Lulit. Ai nuk dinte të shumëzonte, ky nuk di të numërojë. U dënua me 22 qershor me 30 ditë. Dy ditë më pas dërgoi kërkesë për rishqyrtim. Pra, pezullohen afatet dhe nuk llogariten 30 ditë, por 32. Ai është një delirant që për të ka më shumë rëndësi sa 'like' merr në videon e 'TikTok'-ut dhe jo kontenti. Pra, afati i përjashtimin i mbaron nesër. Shërbimet e Kuvendit e kanë bërë të qartë se afati i përfundon të premten. Ndërkohë ka bërë një shkelje tjetër për të cilin duhet të dënohet”, tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga