web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla-opozitës: Plotësojani kërkesat protestuesve, kërkojnë "Berisha në burg"

23 Korrik 2026, 11:12, Politikë CNA

Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës seanca e sotme plenare, për shkak të protestave që po zhvillohen prej më shumë se 50 ditësh dhe kërkesave të tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë replikës së tij me deputetët e PD-së, u bëri thirrje demokratëvë të mbështesin kërkesat e protestuesve, njëra prej të cilave është "Berisha në burg". 

"Në replikë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sot në fakt, meqë folët për frikë, hera e parë në histori që ti ke ardhur para meje në seancë.

S'kishte ndodhur ndonjëherë, sepse gjithmonë vij i pari, por kësaj radhe ma kalove kishe ardhur që në 8. Dhe, dhe, të gjeta dhënë kafe me Gonën. Tani, sa i përket pjesës së kostumit: rritu sa të duash, as nuk e mbush, as nuk e kënaq dot kostumin tim. Që të jemi të qartë për këtë pjesë, në të gjitha aspektet e një diskutimi, por është keqardhje, është keqardhja e madhe që kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e përfundon diskutimin dhe kush është dallimi më i madh mes, mes këtij grupi parlamentar dhe këtij grupi parlamentar?

Ky grup parlamentar as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 e deri më sot nga sindroma e Stokholmit. Ju vuani nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Do ti t'ia plotësosh kërkesat protestuesve. "Saliu në burg" thotë protestuesi. Plotësoje, pra, kërkesën e protestuesve. Çoje Saliun në burg. Ja plotëson dot kërkesën. Ja plotëson dot kërkesën", u shpreh Balla. /CNA 





Lajmet e fundit nga