web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendngjarje

22 Korrik 2026, 20:10, Kronika CNA

Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në

Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u shënua në zonën e TEG-ut në Tiranë.

Një betoniere ra nga lartësia, duke përfunduar poshtë urës në autostradë, e duke shkaktuar dy viktima dhe të plagosur.

Megjithëse kanë kaluar rreth katër orë nga aksidenti tragjik, mjeti i tonazhit të rëndë është ende në vendngjarje, ndërsa zona nuk është pastruar ende nga autoritetet.

Kjo vonesë ka shkaktuar habi të drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë pjesë të autostradës, që ndodhet vetëm pak minuta larg nga qendra e kryeqytetit./CNA





Lajmet e fundit nga