web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat/ Berisha: Rama u zhvesh para gjithë botës

22 Korrik 2026, 14:02, Politikë CNA

Protestat/ Berisha: Rama u zhvesh para gjithë botës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka kundër protestave që, sipas tij, e kanë zhveshur para gjithë botës.

Berisha ka hedhur poshtë akuzat se protestat kanë ndikuar te turizmi.

“Edi Rama po bën gjithçka kundër kësaj proteste, e cila në fakt e zhveshi para gjithë botës, moralin, karakterin e vërtetë të tij.

Nga mëngjesi deri në darkë mediat e qeverisë akuzojnë protestën për turizmin dhe për fat të keq gjejnë dhe ndonjë operator të mashtruar që mban ison e qeverisë. E vëreta është se sot si kurrë më parë plazhet e vendit janë bosh nga Saranda në Shëngjin dhe më lart.

Faktori më shkatërrimtar për turizmin më toksik është narkoeuro, e cila ka rënë me 32 %.

Tirana, sipas statistikave, është qyteti më i shtrenjtë në raport me të ardhurat”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga