web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk ka pse të vuajnë të tjerët për kapriço të dikujt"/ Lamallari paralajmëron masa për shkeljet rrugore

20 Korrik 2026, 20:28, Politikë CNA

"Nuk ka pse të vuajnë të tjerët për kapriço

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa të shtuara për vonesat dhe bllokimet në trafik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari ka ndarë një video me shkelje rrugore nga disa drejtues automjetesh, ndërsa shprehet se vendosja e kamerave inteligjente në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit do të minimizojë edhe kapriçot e shoferëve të papërgjegjshëm.

“Për kapriço të dikujt, nuk ka pse të vuajnë të tjerët që vonohen dhe bllokohen në trafik!

Djema nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik duke vonuar dhe bllokuar të tjerët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat qytetare, përshëndeteni pak dhe dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj!

Dronëve të Policia e Shtetit do tu shtohen së shpejti dhe kamerat inteligjente të SmartCity në akset kombëtare dhe rrugët kyesore të vendit, prandaj filloni dhe mësohuni me idenë se rregullat janë aty për tu respektuar nga të gjithë, pa dallim”,-shkruan Lamallari./CNA





Lajmet e fundit nga