web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita

20 Korrik 2026, 12:40, Politikë CNA

"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulat Balla, propozoi që projektligjet që lidhen me Kapitullin 17 të negociatave me Bashkimin Europian të shqyrtohen së bashku në seancën e 23 korrikut, për të zhvilluar një diskutim të plotë mbi paketën ligjore.

"Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, duke qenë se ligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit është një ligj që ka të bëjë me detyrat dhe punën që po bën qeveria dhe grupi ynë negociator për kapitullin 17, dhe meqenëse janë edhe disa projektligje të tjera që ndërlidhen me kapitullin 17, propozoj që t’i bashkojmë të gjitha në një seancë. Pra, në seancën e datës 23, atë pasardhëse, me qëllim që diskutimi të bëhet i plotë për të gjithë paketën e ligjeve që lidhet me kapitullin 17", u shpreh Balla. 

Ky propozim është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë votuar kundër ndryshimit të rendit të ditës.

Ndër të tjera janë shprehur se Parlamenti po vendos si prioritet vetëm agjendën e mazhorancës dhe nuk zhvillon diskutime për problemet e shqiptarëve e nuk përfshin projektligjet e iniciuara nga opozita.

Propozimi i Ballës për ndryshimin e rendit të ditës u miratua me votat e mazhorancës. /CNA





Lajmet e fundit nga