Atentati në Sarandë/ Gjendet një motor, dyshime se u përket autorëve
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...

Ekspertja e çështjeve politike, Ilda Zhulali, komentoi sot të dhënat nga raporti i Bashkimit Europian për vitin 2026 lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhulali ndalet gjatë në detajet e raportit, ndërsa hedh akuza në drejtim të mazhorancës, se pas 14 vitesh pushtet të pandërprerë, “Rilindja” jo vetëm nuk solli shtetin e së drejtës, por vetë rrënimin e tij në formën më teatrale të mundshme.
Sipas Zhulalit, në vitin e 14-të të qeverisjes, mazhoranca socialiste prodhoi arkitekturën e pushtetit të kapur e të bërë njësh me krimin e organizuar.
“Raporti i BE 2026 për sundimin e ligjit në Shqipëri tregon me ashpërsinë e fakteve se çfarë kanë prodhuar reformat e Rlindjes 1.0.
Kush e lexon, kupton se pas 14 vitesh pushtet të pandërprerë, “Rilindja” jo vetëm nuk solli shtetin e së drejtës, por vetë rrënimin e tij në formën më teatrale të mundshme.
9 vjet veting, 456 shkarkime, por ende “ndjekja gjyqësore efektive për raste me elementë penalë mbetet e kufizuar.” Vetingu ishte spektakli më i shtrenjtë politik i historisë shqiptare, që po konkludon me faktin se askush nga rrethi i pushtetit Rilindas nuk do të prekej realisht.
Konfiskimi i aseteve tregon të vërtetën siç është. Statistikat me arrestime të të gjitha niveleve për korrupsion kanë çuar në 1.1 milion euro të sekuestruara dhe vetëm 100,000 euro të konfiskuara! Pra sistemi kapi ca emra, por jo paratë. Sikurse Edi Rama porositi publikisht Erion Veliajn, se durimi i tij duhet të ishte “strategjik”, sepse humbja me sa duket do të ishte “simbolike” vetëm me një turpërim publik.
Policia e Shtetit me mbi 5.500 ankesa në një vit, 444 referime penale, vetëm 114 masa disiplinore, ndërsa vetë stafi i Agjencisë Mbikëqyrëse rezulton i lidhur me krim të organizuar, siç zbuloi dhe vrasja spektakolare në Rinas. Pra kemi një polici që nuk është më as e shtetit as e qytetarit, por e pushtetit të bërë njësh me krimin.
Për herë të parë vihet alarmi se integriteti i biznesit “kërkon vëmendje të veçantë”, sigurisht për shkak të penetrimit masiv të parave të krimit në ekonominë shqiptare. Po ashtu theksohet se rreziqet korruptive vazhdojnë të jenë të pranishme veçanërisht te ndërmarrjet shtetërore dhe pjesërisht shtetërore, pikërisht atje ku kalojnë edhe fondet e BE-së dhe prokurimi digjital/infrastrukturor.
Ndërmarrjet shtetërore, thesari i padeklaruar i Rilindjes, PPP-të, koncesionet, prokurimi digjital dhe infrastrukturor janë zonat ku pushteti ka ndërtuar rrjetin e vet të pasurimit, tashmë plotësisht të ekspozuar edhe në Bruksel.Çështja Balluku mbetet e hapur. BE thotë se refuzimi për heqjen e imunitetit të saj “ngriti shqetësime lidhur me barazinë para ligjit”. Por po ashtu paralajmëron se çështja nuk mbyllet në heshtje, dhe as mund të bëhet model për raste të tjera, sepse vetë institucionet e BE-së po e mbajnë të hapur dosjen e imunitetit dhe të llogaridhënies së saj.
Media: Reklamat publike pa transparencë, tregu i kapur nga biznese me lidhje politike, dhe sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë shqetësim serioz, dhe janë fletë garancie për çensurë par excellence!
Me pak fjalë, kjo ishte pasqyra e 2026, në vitin e 14 të Rilindjes 1.0, që prodhoi arkitekturën e pushtetit të kapur e të bërë njësh me krimin e organizuar!”,-shkruan Zhulali./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka ka ngritu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë në mbrojtje Agron She...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, u është për...
“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenë...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e p...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar për emërimin e kryem...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot pasi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...